Fëmijë duke vizatuar në dysheme, të rrethuar nga lodra.

Qendra për Edukimin
dhe Trajtimin e Fëmijëve

Fëmijë gjatë një seance terapie

Shërbimet

Qendra Dija ofron shërbime multidisiplinare për fëmijët me vështirësi në zhvillim nga mosha 0-18 vjeçare. Terapitë janë individuale dhe grupore të ndërtuara në bazë të teknikave më të avansuara që përdoren në rajon.

  • Psikologji

    Ofrojmë vlerësim dhe ndërhyrje psikologjike për fëmijët me sfida emocionale, sjellore dhe zhvillimore, duke përdorur qasje të bazuara në dëshmi.

  • Logopedi

    Terapia e të folurit dhe gjuhës për fëmijët me vështirësi në artikulim, rrjedhshmëri, gjuhë receptive dhe ekspresive.

  • Pedagogji Speciale

    Ndërhyrje e specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive akademike dhe funksionale.

  • Ergoterapi

    Ndihmojmë fëmijët të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për aktivitetet e jetës së përditshme përmes terapisë okupacionale.

  • Këshillim Familjar

    Sesione këshillimi për prindërit dhe familjarët për të ofruar mbështetje, strategji dhe burime për të ndihmuar fëmijën e tyre.

  • Stimulim Akademik

    Programe të personalizuara për të mbështetur dhe stimuluar zhvillimin akademik të fëmijëve në fusha të ndryshme.

Më shumë rreth shërbimeve
Fëmijë duke luajtur me një lodër zhvillimore

Nëse fëmijët tuaj po përballen me vështirësi gjatë zhvillimit, nuk jeni vetëm. Qendra Dija është e gatshme për të dëgjuar shqetësimet e prindërve duke ofruar mbështetje morale dhe profesionale.

Kontakto tani